Britney Spears ndez dritën jeshile për një rikthim në skenë

Britney Spears ndez dritën jeshile për një…

Britney Spears i gëzoi fansat me një regjistrim të vjetër nga një performancë, e cila, siç mendojnë fansat e saj, mund të ketë njoftuar se ajo do të kthehet së shpejti në skenë .

Ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen e publikut ishte mesazhi nga nëna e saj Lin, i dërgoi asaj për t’i kujtuar talentin që e zbukuron dhe e inkurajoi atë që të merrte përsëri mikrofonin.

“Nëna ime më dërgoi këtë regjistrim për të më kujtuar që unë mund të këndoj. Ajo më tha: ‘Thuajse nuk këndon më fare’, tha Britney në Instagram.

Ka kaluar një kohë  e gjatë nga performanca e fundit e saj dhe duket se kjo edhe i mungon nënës së saj.

Të kujtojmë, një dokumentar për jetën e Britney që u transmetua muajin e kaluar, i cili menjëherë shkaktoi reagime të shumta.

Dokumentari tregon karrierën e saj, por edhe barrën mediatike që ka përjetuar këngëtarja.

Sipas dokumentarit, Britney refuzon të interpretojë dhe regjistrojë këngë të reja për sa kohë që babai i saj ka kujdestarinë e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit