Brozovic flet pas lajmeve të shumta: E dua këtë fanellë. Forza Inter!

Brozovic flet pas lajmeve të shumta: E…

Marcelo Brozovic thyen heshtjen, dhe e bën pikërisht në orët kur emri i tij po qarkullon më së shumti në listën e lojtarëve të sakrifikueshëm nga Inter për të arritur në objektivat e vendosur nga Conte në merkato. Kroati, i përfolur  kohët e fundit për një transferim tek Bayern Munich, mendon ndryshe nga sa flitet për të ardhmen e tij:

“I dashur populli zikaltër, për shkak të respektit të madh që kam për këtë fanellë nuk kam replikuar ndaj gjithë gjërave që janë shkruar për të ardhmen tim gjatë këtyre javëve dhe nuk do ta bëj as tani, – shkruan mesfushori i Inter në një postim në Instagram. Mund të them vetëm se gjithmonë kam dhënë maksimumin për këtë fanellë dhe këtë qytet që tashmë e ndjej me të vërtetë si shtëpinë time. Besoj edhe që ju kam dhuruar disa emocione, siç kur kemi ndarë sëbashku gëzimet në derbi. E dua këtë fanellë, e dua Milanon dhe mezi pres të rikthehem të luftoj akoma për shumë gjatë si zikaltër. Forza Inter!”

Një qëndrim dhe mesazh mëse i qartë nga mesfushori kroat ndaj tifozëve dhe drejtuesve zikaltër, duke shprehur hapur dëshirën e tij për të vazhduar sërisht me Inter dhe duke larguar zërat që e shohin larg Milanos.Liverpool Weigh Up Ambitious Move for Inter Midfielder Marcelo Brozović |  90min

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit