Bruksel, përplaset autobusi me turistë

Bruksel, përplaset autobusi me turistë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Bruksel, pranë urës Van Preat.

Autobusi me turistë u  përplas me një pemë  duke plagosur mbi 10 persona. Nga sa raportohet të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Një autobus turistik u përplas me një pemë më herët duke rezultuar në lëndime të shumta,” konfirmoi zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës Walter Derieuw.

Pesë ambulanca, së bashku me policinë, janë aktualisht në vendngjarje për të ndihmuar me operacionet e ndihmës.

“Rrethanat e sakta rreth aksidentit janë ende nën hetim,” shtoi Derieuw.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit