Brukseli i vë sanksione Hamasit, BE kërkon zgjidhje me dy shtete

Brukseli i vë sanksione Hamasit, BE kërkon…

Bashkimi Europian ka ndjekur të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i takon situatës pas luftës Izrael –Hamas. Në një mbedhje të minstrave të jashtëm të bllokut këtë të hënë, kryediplomati Josep Borrell tha se diskutimet duhet të fokusohen vetëm në një pikë, ndërtimi i një zgjidhje me dy shtete.

Unë mendoj se ne duhet të ndalojmë së foluri për paqen dhe të fillojmë të flasim më konkretisht për procesin e zgjidhjes me dy shtete. Pra le të flasim për atë që duam të bëjmë. Ajo që duam është të ndërtojmë një zgjidhje me dy shtete”, tha Borrell.

Edhe ministrja gjermane për punët e Jashtme, ANalena Beaarbock tha se nuk ka zgjidhje më të mirë. Sipas saj, Izraeli mund të jetë i sigurt vetëm kur palestinezët të kenë siguri dhe dinjitet. Prandaj shton ministrja e Jashtme gjermane, zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme. Sipas saj, ata që e kundërshtojnë këtë nuk kanë dalë me një alternativë deri më tani.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz i pranishëm në takimin e BE bëri dy kërkesa, ndihmë për lirimin e pengjeve dhe mbështetje për shkatërrimin e Hamasit. Si përgjigje ndaj kërkesës së dytë, BE vendosi këtë të hënë sanksione ndaj rrjetit financiar dhe mbështetës të Hamasit. Sa i takon thirrjeve me dy shtete, të BE por edhe të SHBA më herët, kreministri izraelit Benjamin Netanjahu ka refuzuar të pranojë një shtet të pavaruar palestinez ndërsa ka vijuar pa ndalur sulmet ndaj Rripit të Gazës.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit nuk ka bëtë asnjë përpjekje për lirimin e pengjeve, teksa shtoi se është nën presionin e qytetarëve për lirimin e tyre. Familjarët e pengjeve pushtuan këtë të hënë mbledhjen e një komisioni parlamentar izraelit dhe ia dolën të pezullojnë punimet e tij, në shenjë proteste mbi angazhimin e dobët të qeverisë izraelite për lirimin e njerëzve që mbahen ende peng në tunelet e grupit palestinez nën Gaza.

“Ju nuk mund të uleni këtu, ndërkohë që ata vdesin atje”, shkruhej në pankartat e protestuesve, të cilët kanë demonstruar vazhdimisht edhe para rezidencës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Ky i fundit hodhi poshtë propozimin e Hamasit për lirimin e të gjithë pengjeve, me kushtin që Ushtria e izraelit të tërhiqet nga Rripi i Gazës dhe t’i japë fund luftës, teksa vendimi i tij u kritikua jo pak nga familjarët e pengjeve. Militantët e Hamasit morën rreth 250 persona peng gjatë sulmit të befasishëm mbi Izrael mëngjesin e 7 tetorit, teksa rreth 110 prej tyre u liruan gjatë një marrëveshjeje armëpushimi që zgjati rreth një javë.

Pjesa tjetër e pengjeve vijojnë të mbahen në tunelet e Hamasit nën Gaza, teksa Izraeli ka konfirmuar se disa prej tyre kanë humbur jetën aksidentalisht gjatë mësymjeve të ushtrisë izraelite në enklavën palestineze.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit