Në Vlorë rubinetet thahen, ndërsa qytetarët përballen me një problem që nuk ka asgjë të komplikuar për t’u kuptuar: njerëzit duan ujë në shtëpitë e tyre.
Dhe në këtë situatë, përgjegjësia publike nuk mund të fshihet pas heshtjes apo justifikimeve. Bruna Mersini është në krye të Bashkisë së Vlorës dhe qytetarët presin prej saj përgjigje, jo heshtje.
Si mund të flitet për një qytet turistik, investime dhe zhvillim, kur banorët përballen me mungesën e një prej shërbimeve më bazë?
Vlonjatët paguajnë taksa dhe kanë të drejtë të kërkojnë shërbime. Uji nuk është favor që bashkia ua bën qytetarëve, është një nevojë elementare.
Bruna Mersini duhet të dalë dhe t’u shpjegojë qytetarëve: pse Vlora është pa ujë dhe kur do të marrë fund kjo situatë?
Sepse qytetarët mund të durojnë shumë gjëra, por jo të trajtohen sikur të kërkojnë ndonjë luks kur kërkojnë thjesht të hapin rubinetin dhe të dalë ujë.