Bubq/ Shtëpitë e prishura nga tërmeti Do rindërtohen në qershor

Bubq/ Shtëpitë e prishura nga tërmeti Do…

Punimet për rindërtimin e Bubqit, fshatit në Fushë-Krujë, të dëmtuar nga tërmeti, do të nisin në fund të qershorit 2020.

Kryeministri Rama, të premten në një vizitë në Bubq, tha se aty do të ndërtohen shtëpi të reja, shkollë e re, zona tregtare, parqe dhe ndërtesa për shërbime të ndryshme publike.
Deri tani banorët e kësaj zone kanë ndejtur në çadra dhe so vazhdojnë tē qëndrojnë kështu derisa të ndërtohen shtëpitë e tyre.

Në fshatin Bubq, pranë Fushë-Krujës, tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi më shumë se 240 shtëpi. Sipas planit të rindërtimit, në Bubq do të ndërtohen për familjet e dëmtuara, 2 pallate dhe 141 shtëpi private.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit