Budallenj me plot gojën! Hapin birrat me dhëmbët e peshkaqenit, e gjithë bota del kundër tyre

Budallenj me plot gojën! Hapin birrat me…

Tre peshkatarë kanë filmuan veten pranë një peshkaqeni ndërsa përdorin dhëmbët e tij për të hapur birrat. Pamjet e publikuara në TikTok, tregojnë një burrë që kap peshkaqenin nga hunda për ta mbajtur kokën e tij nën kontroll, ndërsa një tjetër hap kanoçen e birrës me dhëmbët e tij.

Duke u përpjekur për të marrë frymë, peshkaqeni tund kokën për të hequr kanoçen e birrës nga nofulla e tij. Mbrojtësit e kafshëve dënuan sjelljen, e cila ndodhi pasi tre burrat e kapën peshkaqenin gjatë peshkimit në Florida.

Treshja shihet duke qeshur dhe duke e goditur me grusht, ndërsa kafsha e pafuqishme, e cila besohet të jetë një peshkaqen tigër rëre, përpiqet të çlirohet.

Është kundër ligjit në Florida të heqësh speciet e mbrojtura nga habitati i tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit