Budina: Kur më nxorrën jashtë njëri prej policëve më drejtoi armën

Budina: Kur më nxorrën jashtë njëri prej…

Regjisori Robert Budina deklaroi se njëri prej punonjësve të policisë, i ka drejtuar armën si formë presioni, teksa po e nxirrnin jashtë godinës me forcë mëngjesin e të dielës, ditë dhe kur u shemb Teatri.

Në intervistë për abcnews, Budina u shpreh se akti i shembjes së Teatrit , tregoi jo vetëm instalimin e një shteti policor por edhe dhunimin barbar të qytetarisë.  Regjisori kërkoi ndërhyrjen e SPAK, pasi sipas tij në godinën e shkatërruar të Teatrit nuk janë hequr as objektet me vlerë dhe rekuizitat.

“Nga Teatri nuk është hequr asgjë. Kjo është për tu hetuar. Prokuroria duhet të futet në lojë. Në momentet e shembjes besoj duhet të ishim mbi 30 persona. Terrori psikologjik ishte i jashtëzakonshëm, kam parë nga filmimet se kanë përdorur spraj. Dëgjonim, ulërima, njerëz që qanin. Dëgjuam lëvizjet e fadromës dhe nisëm të dalim. Rreth katër veta mu turrën përballë për të ushtruar presion. Kur dal tek dera e teatrit , një person që ishte me automatik, më drejtoi automatikun në mënyrë të qartë për të ushtruar presion. Kisha nevojë për të gjithë popullin që ai terror të merrte atë që meritonte. Ky është instalimi i shtetit policor. Nuk jam specialist, por nga informacionet që kemi thuhet se ishin njerëz të ushtrisë”, u shpreh Budina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit