Budina paralajmëron Ramën nga Berati/ “Lufta nuk ka filluar ende”

Budina paralajmëron Ramën nga Berati/ “Lufta nuk…

Regjisori Robert Budina ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama nga Berati, ku ndaloi sot së bashku me artistët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar për mbledhjen e firmave, për peticionin.

Budina tha se lufta jo vetëm që nuk ka mbaruar, por nuk ka filluar ende. Ai deklaron me bindje se Teatri do të ndërtohet në vendin që ishte dhe ashtu siç ishte.

Regjisori kujtoi edhe njëherë mëngjesin e 17 majit, kur u shemb Teatri Kombëtar, si dhe shfaqjet që kanë luajtur në atë skenë.

“Shembja e Teatrit është një sulm i paskrupullt që ndonjëherë ndonjë qeveri jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë e përtej ka guxuar t’i bëjë kulturës Shqiptare, e sidomos tempullit të  vetëm të gjuhës shqipe i vjetër po aq sa Tirana. E bëri ky kryeministër që e nisi luftën 20 vite para për të shembur artin kulturën dhe një godinë e kujtoi se e shembi duke shembur muret, por teatri është në zemrat tona e tuaja. Lufta jo vetëm që s’ka mbaruar por as nuk ka filluar dhe do ta ndërtojmë teatrin atje ku ishte ashtu siç ishte. Me anë të këtij peticioni duhet të tregojmë se shqiptarët nuk dinë të ngopin vetëm barkun me bukë por dinë të bëjnë edhe kulturë atë që ai e ka tmerr, kulturën. Si mund të lindi shpresa kur nuk ka kulturë. Atje u mblodhën gjitha problemet e qytetarëve shqiptarë. Me rënien e teatrit ata i kanë hapur rrugë vetes që të vijnë t’jua marrin shtëpinë kur të duan.

Erdhën me forcat RENEA dhe na vunë automatikun në kokë e filluan ta shembin kur ne ishim brenda. Nuk shitet demokracia me një rrogë. Kemi bërë 80 shfaqje falas, kemi prodhuar pafund dokumenta për t’ja gërricur maskën këtij pushteti . Kemi sensibilizuar gjithë Europën, jemi direkt në kontakt me Parlamentin Europian. Po organizojmë një protestë të madhe në Tiranë që t’i tregojmë gjithë pushteteve që shqiptarët dinë ta bëjnë vetë veten e tyre pa mundur dikush që t’i vërë paterica”, theksoi Budina. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit