Budina thirrje Metës: Shpërndaje parlamentin

Budina thirrje Metës: Shpërndaje parlamentin

Regjisori Edmond Budina ka kërkuar falje qytetarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar por ka theksuar se Aleanca nuk ka vdekur dhe protestat do të vijojnë.

Budina i kërkoi edhe një herë Metës të shpërndajë parlamentin ilegjitim pasi me shembjen e Teatrit tashmë jemi në diktaturë dhe jo në demorkaci.

Po ashtu Budina i është drejtuar me një thirrje partive politike që ose t’i bashkohen kësaj nisme, ose në djall të shkojnë.

Fjala e tij:

Na falni që Teatri u shemb por Aleanca nuk ka vdekur ende.Tentuan të vrisnin shokët tanë brenda. Krim në tentativë. Ne nuk do e falim këtë gjë. Këtu u varros demokracia, tashmë jemi në diktaturë. I bëjmë thirrje popullit për mosbindje civile. I bëjmë thirrje Presidentit të shpërndajë parlamentin, shpërndaje parlamentin. Të vijojmë protestat. Partitë politike në daç t’i bashkohen, në daç nëse nuk duan në djall të shkojnë.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit