Budva/ 200€ gjobë për ata që lëvizin në rrugët e qytetit me rroba plazhi

Budva/ 200€ gjobë për ata që lëvizin…

200 euro gjobë për turistët dhe vendasit e Budvës, që do të lëvizin me rroba plazhi nëpër rrugët e qytetit malazez.

Gjobat janë më rigoroze në krahasim me sanksionet që ishin vendosur në vendimin e mëparshëm, dhe policia e bashkisë së Budvës është përgjegjëse për respektimin e kësaj dispozite’, sqaroi kryetari Miloš Tajiq, teksa komentoi vendimin e Kuvendit Komunal të Budvës për rendin.

Kështu Budva iu bashkua Splitit dhe Dubrovnikut, të cilët vendosën gjoba për turistët “e zhveshur”. Turistët me veshje plazhi që ecin përgjatë Stradunit dhe pjesëve të tjera të Dubrovnikut do t’u paguajnë inspektorëve një gjobë prej 130 eurosh.

Në fillim të këtij viti në Split ka hyrë në fuqi një vendim i ri për rendin, me anë të të cilit janë vendosur gjoba më të larta se 150 euro për shkelësit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit