Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të KMSH, Florjan Arapi paralajmëron padi në gjykatë

Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të KMSH,…

Është rizgjedhur në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. Nga 92 anëtarë të kryesisë që kanë votuar në zgjedhjet e mbajtura, Spahiu është rizgjedhur kryetar i KMSH me 82 vota. Në garë morën pjesë 3 kandidatë: Bujar Spahiu, Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj.

Zgjedhjet u mbajtën në ambientet e Medresesë së Tiranës. Vathaj, ka marrë 3 vota dhe Shefki, ka marrë 3 vota, teksa 4 vota rezultojnë të pavlefshme. Ndërkohë gjatë procesit të votimit, u mbajt një protestë ku një pjesë e besimtarëve i kontestonin zgjedhjet pasi ata akuzojnë KMSH si e kapur nga gylenistët.

Florjan Arapi një nga organizatorët e protestës para Komunitetit Mysliman të Shqipërisë thotë se u realizua teatri që ishte paralajmëruar dhe paralajmëron se do bëjë padi në gjykatë.

“Bujar Spahiu u zgjodh si në kohën e sistemit totalitarist. Do e çojmë në gjykatë për pavleshëmëri votimi. Në gjykatë do të ndiqen manipulimet që janë bërë me zgjedhjet e këshillave të myftinive” tha Arapi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit