Bujar Nishani do të festonte sot ditëlindjen, e bija e kujton me një mesazh të ndjerë

Bujar Nishani do të festonte sot ditëlindjen,…

Bujar Nishani do të festonte sot 56-vjetorin e lindjes, familjarë dhe miq të afërm të tij e kanë kujtuar ditën e sotme përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale. E bija e tij, Fiona, ka qenë e para që përmes një postimi prekës në Instagram shpreh mungesën e të atit dhe tregon sa shumë që i mungon. “Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruan Fiona.

Kujtojmë se Bujar Nishani u nda nga jeta në 28 maj të këtij viti pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, që u rëndua akoma dhe më shumë pasi u prek nga Covid-19.

Ai vuante vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, por gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm për shkak të pasova që i la Covid-19.

Bujar Nishani është një nga figurat kryesore të PD, pasi ka mbajtur shumë postë të rëndësishme. Gjithashtu ai shërbeu edhe si president i Republikës së Shqipërisë për një mandat.

Në ditën e tij të lindjes kanë reaguar edhe figura të tjera të politikës si Ilir Meta apo deputetë dhe ish-deputetë të PD apo personazhe të tjerë të jetës politike në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit