
Populli shqiptarë njihet për mikpritjen, por edhe për bujarinë dhe mbështetjen që iu japin njerëzve në nevojë. Gjithsesi, në vitet e fundit kjo kulturë e traditë duket se po zbehet. Në këtë konkluzion ka dalë sondazhi i fundit i “Gallup”, i kryer në funksion të indeksit të lumturisë 2023, tregon se Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë, sa i takon treguesve të bujarisë dhe mbështetjes sociale.
Pyetja që u drejtohet të anketuarve është: “Nëse keni qenë në telashe, a keni të afërm ose miq që mund të mbështeteni për t’ju ndihmuar sa herë që keni nevojë, apo jo?”
Shqipëria në këtë tregues renditet e fundit në Europë dhe e 29-a nga fundi në botë dhe ka diferencë nga shtetet e tjera të Europës. Mbështetja sociale e shqiptarëve është njëlloj me atë të shteteve si Congo, Zimbabwe, Kenya, Honduras etj.
Madje ne renditemi në vendet e fundit në rajon, madje edhe më keq se Kosova. Kjo e fundit renditet ndër 40 vendet në botë që mbështesin njëri-tjetrin.
Ndërsa shtetet me mbështetjen sociale më të lartë në botë janë Zelanda e Re, Danimarka, Finlanda, Islanda.
