Buka do shitet më shtrenjtë, Balluku dhe OSHEE rrisin çmimin e energjisë për furrat

Buka do shitet më shtrenjtë, Balluku dhe…

Çmimi i bukës për pritet të rritet akoma më shumë! Ky parashikohet të jetë rezultati i disa ndryshimeve të propozuara të hënën nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe OSHEE, për ndarjen me fasha të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës.

Sipas porpozimeve dhe diskutimeve të zhvilluara me disa përfaqësues të sektorit, çmimi i energjisë për furrat e bukës do të ndryshojë në varësi të aktivitetit duke u ndarë në tre kategori.

Kështu për ato biznese që nuk kanë aktivitet shtesë përveç shitjes së bukës, çmimi i energjisë do të jetë 7.9 lekë për kilovat. Për ata pronarë biznesesh që përveç bukës prodhojnë dhe ëmbëlsira, çmimi do të jetë 9 lekë për kilovat. Për bizneset që kanë dhe bar-kafe, çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i lartë dhe plot 12 lekë për kilovat.

Këto rritje të çmimeve do t’ua vështirësojë më shumë mbijetesën këtij sektori që një ndër problemet shqetësuese ka sigurimin e fuqisë punëtore. Për të mbuluar kostot e energjisë, furrtarët pritet të rrisin çmimin e produkteve që tregtojnë dhe më bazikja buka, vlera e së cilës do të rëndojë në xhepat e konsumatorëve!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit