Bulldogu francez i merr Labradorit “fronin”, shpallet raca më e njohur e qenve për 2022

Bulldogu francez i merr Labradorit “fronin”, shpallet…

Bulldogu francez i ka dhënë fund mbretërimit 31-vjeçar të Labrador si raca më e njohur e qenve në Amerikë, sipas American Kennel Club. Lista e AKC-së për racat më të njohura të qenve të vitit 2022 tashmë ka një qen të ri në krye.

Bulldogun francez po rritet ngadalë në popullaritet gjatë dekadës së fundit dhe grupi e bazon renditjen e tij në numrin e regjistrimeve në regjistrin e tij të racës së pastër, kështu që përzierjet e racave nuk përfshihen.

Në vitin 2012, kjo racë trupvogë dhe me veshët si lakuriq nate u rendit në vendin e 14 në listën e AKC-së dhe që atëherë ka shënuar një rritje prej 1000% të regjistrimeve.

Raca, e njohur me dashuri si Frenchies, është bërë e preferuar për shkak të trupit të tyre të vogël dhe natyrës miqësore, cilësi që i bëjnë ato të përshtatshme për pronarët që jetojnë në apartamente ose banesa më të vogla, tha AKC. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit