Bullgari| Aksident i rëndë, autobusi me 29 shqiptarë përplaset keq me kamionin

Bullgari| Aksident i rëndë, autobusi me 29…

Një ngjarje tragjike është shënuar në Bullgari. Një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar rëndë. Nuk është raportuar ende për viktima apo të plagosur. Mësohet se aksidenti ka ndodhur reth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova ka goditur një kamion që transportonte dru i cili kishte qëndruar.

Raportohet se drejtuesi i kamionit po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi goditi kamionin dhe për pasojë, doli nga rruga. Shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta. Ai është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit