Bullizimi i vogëlushes nga Albi Nako/ 'Ultimatum' televizionit ABC News: Fshini videon nga TV dhe rrjetet sociale!

Bullizimi i vogëlushes nga Albi Nako/ ‘Ultimatum’…

Një pjesë e emisionit “T’ka mami yll” ka bërë xhiron në rrjet, teksa është komentuar kudo pas kërcimit të një vogëlusheje dhe kritikave të jurisë, konkretisht Albi Nakos, kundrejt vajzës. Bëhet fjalë për Lianën, vajzën e cila pas kërcimit në emision, u pyet nga juria Albi Nako, Erjona Rusi e Riselda Sejdia nëse ka ngrënë apo do të kërkojë për të ngrënë e për të pirë.

“Çfarë po pi ti? Ke ngrënë gjë ke ngrënë? Po çfarë shkëlqimi, ajo po pi, sot s’do na kërkosh gjë për të ngrënë…?”– janë fjalët me të cilët përballet Liana.

Pas kësaj dhe vendimit të AMA-s për rastrin në fjalë, ka reaguar edhe gazetari isa Myzyraj. Në një postim në Facebook, Myzyraj kërkon gjobitjen e televizionit për këto shkelje flagrante.

Postimi i gazetarit:

Pas organizimit dhe reagimit kolektiv lidhur me abuzimet në emisionin “T’ka mami yll”, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar duke e konsideruar sjelljen dhe gjuhën e përdorur në emision, shkelje të të drejtave morale dhe ligjore për mbrojtjen e fëmijëve. AMA kërkon ndërprerjen e menjëhershme të praktikave të tilla dhe heqjen e videos nga platforma televizive online e rrjetet sociale.

Njëkohësisht kërkohet bllokimi i këtij materiali nga llogari të tjera në rrjet. Në rast moszbatimi të këtij vendimi, AMA paralajmëron procedim të mëtejshëm, përmes marrjes së masave administrative të parashikuara nga ligji në fuqi. Ne presim që emisioni “T’ka mami yll” të reagojë në përputhshmëri me vendimin e këtij institucioni. Megjithatë, ngjarje të tilla janë të përsëritura dhe reagimi institucional rëndom vjen me vonesë ose mungon.

Gjithashtu ka pasur raste në të shkuarën, kur pas një reagimi të ngjashëm nga AMA, televizionet nuk kanë reaguar në përputhshmëri me kërkesën që u është paraqitur për rastin e asnjë masë administrative nuk është çuar përpara.Nga ana tjetër, mediat i nxisin e përdorin materiale të tilla për më shumë klikime në rrjet, si një mënyrë për të gjeneruar më tepër para, pa marrë parasysh dëmet e shkaktuara.Teksa tërheqja e vëmendjes e një ndjesë publike e stafit të emisionit dhe televizionit ABC janë të nevojshme, ato mbeten të pamjaftueshme. Ne kërkojmë gjobitjen e televizionit për këto shkelje flagrante, si një mënyrë për të pasur garancinë që kjo situatë nuk do të përsëritet më në të ardhmen.

KOLEKTIVI FEMINIST 15.10.2021

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit