Bulmeti bëhet ushqim luksi, shtrenjtohet me 20% krahasuar me një vit më parë

Bulmeti bëhet ushqim luksi, shtrenjtohet me 20%…

Me siguri që i keni parë tabelat e çmimeve kur shkoni të blini bulmet. Djathi, gjalpi, gjiza, apo edhe kosi janë rritur ndjeshëm dhe rritja sa vjen dhe shtohet. Një kilogram djath kushton deri në 15 mijë lekë të vjetra, një kilogram gjalp deri në 13 mijë lekë të vjetra, gjiza deri në 4 mijë lekë të vjetra dhe kosi mbi 2 mijë lekë. Nënproduktet e qumështit u shtrenjtuan që prej muajit shtator dhe rritja e tyre arriti pikun në muajin mars.

Sipas të dhënave të INSTAT rreth 20.6% ka qenë rritja e çmimit qumshtin, djathin dhe vezën krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë. Rritje kanë pësuar dhe produktet e peshkut, zarzavateve dhe mishit.

Peshku u rrit me 15.9%, teksa zarzavatet përfshirë patatet janë rritur me 13,6 %. Mishi dhe nënproduktet e tij janë shtrenjtuar thuajse në të njëjtën masë dhe më tej renditen sheqeri, mjalti dhe ëmbëlsirat. INSTAT vlerëson se indeksi i vjetori i çmimeve të konsumit është 5.3% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo po bën që qytetarët të shtrëngojnë xhepat dhe të blejnë më pak ushqime, për tryezat e tyre familjare. Shumë produkte si bulmeti, peshku apo mishin, kanë hyrë në listën e produkteve të “luksit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit