Bulmeti kryeson në çmimet ushqimore, rritje vjetore me 28% në shkurt

Bulmeti kryeson në çmimet ushqimore, rritje vjetore…

Vendi ynë është duke u përballur me një rritje të lartë të çmimeve të produkteve të shportës. Kjo rritje e çmimeve ka shqetësuar konsumatorët të cilët e kanë të pamundur ti përballojnë këto shifra të larta.

Paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimeve qytetarët ankohen edhe për rritjen e cmimit të frutave dhe perimeve.

Sipas INSTAT në muajin shkurt 2023 çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve pësuan rritje vjetore me 28%, ritmet më të larta se në të gjithë artikujt e tjerë të shportës.

 Në krahasim me muajin e kaluar çmimet e qumështit dhe djathit u rriten me 1.4 përqind.

Kriza në sektorin e blegtorisë po krijon një çrregullim sistematik në tregun vendas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit