Bulqizë| 2 makina përplasen kokë më kokë, 18-vjeçarja niset për Tiranë

Bulqizë| 2 makina përplasen kokë më kokë,…

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Bulqizë, në rrugën që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër. Për pasojë është plagosur rëndë një 18-vjeçare, e cila ndodhej në makinën tip “Ford”. Nga spitali i Bulqizës, konfirmojnë se e plagosura është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia e Bulqizës ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Ky është aksidenti i dytë për ditën e sotme në këtë vend, pasi  një makine tip “Smart” përplasi një të moshuar  78-vjeçare në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.  E moshuara u dërgua për në spitalin e Traumës në Tiranë po ashtu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit