Bulqizë/ 42-vjeçari dhunon dhe kërcënon me jetë bashkëshorten e tij

Bulqizë/ 42-vjeçari dhunon dhe kërcënon me jetë…

Dhuna ndaj grave nuk ka te ndalur. Një rast i tillë është konstatuar në qytetin e Bulqizës. Një 42-vjeçar në këtë qytet cili kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata, ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij. Shtetasi në fjalë ësht identifikuar me inicialet V.Q banues në Bulqizë i cili theu urdhrin e mbrojtjes dhe i shkoi në banesë duke e dhunuar gruan.

Njoftimi i Policisë:
Bulqizë

Kryeu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe kërcënoi bashkëshorten e tij, vihet në pranga 42-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.Q., 42 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas theu urdhërin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka shkuar në banesë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur për jetën bashkëshorten.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit