4 mësues rezultojnë pozitivë me Covid-19 në Bulqizë!

4 mësues rezultojnë pozitivë me Covid-19 në…

Në vendin tonë po vihet re dita ditës që po zgjerohet harta e shkollave të inféktuara në mbarë vendin. Rasti i fundit ndodhi në Bulqizë. Mësohet se në shkollën 9 vjeçare “Shefqet Tançi” kanë rezultuar 4 mësues pozitiv me koronavírus.

Mbas publikimit të rastit inspektoriati po bën hetímin epídemíologjík dhe nuk është dhënë akoma vendimi nëse do mbyllet shkollës.

Në qytetin e Elbasanit të enjten janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavírus. Mes të inféktuarve është një farmacist dhe një mësues në shkollën “Qemal Haxhiasani”. Mësohet se rastet e reja janë të gjithë raste të kontakteve me të inféktuarit e mëparshëm.

Në qytetin e Gramshit, aktualisht janë 4 mësues të inféktuar me koronavírus.

Ditën e mërkurë, rezultatet e testimit me tampon nxorrën pozitive një mësuese në shkollën “35 vjetori”, e cila nuk dihet se ku është inféktuar. Të martën është konfirmuar pozitive me COVID-19 edhe psíkología e shkollës.

Në Fier, ka pasur raste të nxënësve të inféktuar me COVID-19 në 3 shkolla publike dhe një private. Në shkollat publike “Naim Frashëri”, “Jakov Xoxa” dhe “Penellopi Pirro” ka nxënës të inféktuar, të cilët janë vetëkaràntinuar në banesat e tyre, ndërsa dýshohet se e kanë marrë vírusin nga prindërit ose të afërmit.

Në qytetin e Delvinës janë regjistruar raste me koronavírus në kopshte dhe çerdhe, ku të të inféktuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues.

Në Kavajë u raportua se dy ditë më parë se mësuesit të cilët prisnin rezultatin e tamponit, kishin shkuar në shkollë të hënën. Më pas 4 prej tyre kishin rezultuar pozitivë me Covid.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, në Lezhë, numëron 15 mësues në sistem, por jashtë shkollave. Stafi nuk e ka nisur ende punën, pasi ata ose familjarë të tyre janë të inféktuar me koronavírus.

Shkollat u hapën të hënën dhe të inféktuarit nga vírusi famëkeq Covid 19 në institucionet mësimore po rriten dita ditës. Situata mund të përshkàllëzohet edhe më tej nëse nuk merren masat e duhura nga ne si individ dhe nga institucionet përkatëse. Në rast përkéqësimi të situatës rrezíkohet të shkohet në “Lock Down 2”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit