Bulqizë, kërkonte që t’i rikthente në punë familjarët, 29-vjeçari merr peng përgjegjësin e zyrës arsimore

Bulqizë, kërkonte që t’i rikthente në punë…

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Bulqizë, me akuzën e kanosjes dhe rrëmbimit ndaj një zyrtari të qytetit verilindor. Policia bën me dije se 29-vjeçari kërkonte që drejtuesi i zyrës arsimore në Bulqizë t’i rikthente familjarët në punë.

Blutë zbulojnë se shtetasi Aleksandër Koçi ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, 52-vjeçarin Kujtim Kërkuti, me detyrë përgjegjës të zyrës arsimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit