Bulqizë/ Qëlloi shokun me armë gjahu, rrëfehet i akuzuari: Nuk e godita unë, na qëlluan

Bulqizë/ Qëlloi shokun me armë gjahu, rrëfehet…

Klodian Kola, 27-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen pa dashje të shokut të tij, Elidon Basha, ka mohuar akuzat.

Në dëshminë  tij para uniformave blu, Kola ka deklaruar se nuk e ka qëlluar ai  Elidon Bashën, duke hedhur pretendime se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ndërsa sipas policisë, Elidon Basha u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij, Klodian Kola, ndërsa kishin dalë të dy për gjueti.

Viktima mori një plumb në krah, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.

Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton Policia./Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit