Bulqizë/ Shkeli rregullat e mbrojtes në punë, procedohet penalisht drejtuesi i subjektit minerar

Bulqizë/ Shkeli rregullat e mbrojtes në punë,…

Ditën e djeshme në një subjekt minerar në Bulqizë mbeti i plagosur një punëtor. Pas ngjarjes është proceduar penalisht drejtuesi i një subjekti minerar në Bulqizë. 62-vjeçari me inicialet I.L ka shkelur rregullat e mbrojtës në punë duke mos kontrolluar frontin e punës.

“Procedohet penalisht drejtuesi teknik i një subjekti minerar, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I.L 62 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti minerar në Martanesh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe për pasojë, ditën e djeshme, gjatë punës mbeti i lënduar një punëtor“, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit