Burg i ri, probleme të vjetra,sekuestrohen sende të ndaluara në Pojskë

Burg i ri, probleme të vjetra,sekuestrohen sende…

Gjatë kontrolleve rutinë të zhvilluara në burgun e grave në Pogradec janë konstatuar dhe sekuestruar disa sende të ndaluara, mes të cilave edhe vibratorë.

Sipas burimeve, sendet janë zbuluar gjatë verifikimeve të kryera nga administrata e institucionit, në kuadër të masave për ruajtjen e sigurisë dhe respektimin e rregullave brenda ambienteve të burgut.

Burgu i grave në fshatin Pojskë, pranë Pogradecit, është një strukturë relativisht e re, e hapur në vitin 2024 si pjesë e përpjekjeve për modernizimin e sistemit penitenciar në vend. Në këtë institucion janë transferuar gratë e dënuara dhe të paraburgosura që më parë qëndronin në burgun e “Ali Demit” në Tiranë.

Aktualisht, në këtë burg ndodhen më pak se 100 gra. Objekti konsiderohet i sigurisë së zakonshme dhe ofron kushte të përmirësuara, në përputhje me standardet e reja për trajtimin dhe akomodimin e personave të dënuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit