Burg pa afat për ish-kreun e ALUIZNI-t Sarandë

Burg pa afat për ish-kreun e ALUIZNI-t…

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë la në burg pa afat ish-drejtorin e ALUIZNI-t Mariel Muratin pas një seance gjyqësore që zgjati, për 4 orë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg pa afat. 47-vjeçari akuzohet për “ndërtim pa leje” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Murati kishte marrë leje rikonstruksioni për një subjekt që kishte blerë, por më vonë e shembi tërësisht objektin ekzistues duke ndërtuar nga e para një hotel 7-katësh, që ka përfunduar në qershor të 2022-shit.

Mariel Murati u vetëdorëzua në polici këtë të mërkurë, ndërsa ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Sarandës kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti.

Ndërkohë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT. 2 prej tyre janë në masë “Arrest në shtëpi”, 2 në masë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, 4 në masë “detyrim paraqitje” dhe 1 ende në kërkim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit