Burg për 31-vjeçarin që rrahu barbarisht të dashurën, flet avokati: "Prej 6 muaj përdorte antidepresantë"

Burg për 31-vjeçarin që rrahu barbarisht të…

Gjykata e Tiranës vendosi këtë të martë arrest me burg për Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili mbajti peng në banesë dhe dhunoi bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare.

Avokati i Gushollit kërkon ta shfajësojë të riun për këtë ngjarje duke pretenduar se i mbrojturi prej tij prej gjashtë muajsh përdorte antidepresantë.

Sipas tij, për këtë shkak nuk ka qenë tërësisht i ndërgjegjshëm në veprimet e tij. Mbrojtësi arsyeton gjithashtu se edhe vajza e ka dhunuar Gushollin nën efektin e lëndëve narkotike.

28-vjeçarja ka shpjeguar për policinë se nën kërcënim e shantazh është detyruar edhe të konsumojë lëndë narkotike, pasi nuk kishte rrugëdalje.

E reja tha se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa vetë ajo për t’i shpëtuar dhunës ka te tentuar edhe vetëvrasjen. E reja e cila punonte si infermiere në Gjermani braktisi jetën e saj atje dhe nisi bashkëjetesën me 31-vjeçarin, i cili sipas saj e dhunonte sistematikisht.

Aktualisht vajza ka lënë spitalin e Traumës dhe është rikthyer pranë të afërmve të saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit