Burg për dy kushërinjtë që vranë Grei Bihucin në Fier

Burg për dy kushërinjtë që vranë Grei…

Arrest me burg është caktuar ndaj dy kushërinjëve Florian Muka 18-vjeç dhe K. Muka 17-vjeç, të cilët akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci 3 ditë më parë në qytetin e Fierit.

Ata do të qëndrojnë në qeli pas seancës që u mbajt në masa të rrepta sigurie. Për shkak të moshës së vogël, 17-vjeçari do të dërgohet në institucionin e paraburgimit të të miturve në Kavajë. Grei u vra me thikë nga dy kushërinjtë, pas një konflikti që degradoi pasi kishte nisur në rrjetet sociale.

Një tjetër 20-vjeçar i afërt i viktimës mbeti i plagosur dhe përfundoi në spital. Të afërmit dhe miqtë e të ndjerit treguan pëer mediat një ditë pas ngjarjes se ai ishte një mik shumë i mirë i tyre, të cilin e konsideronin dhe vëlla.

Ata treguan se ai u gjet në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar. 19-vjeçari ishte student në vitin e dytë në një shkollë private, teksa pasdite punonte si kamarier pranë një pastiçerie në afërsi të vendit të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit