Burg për Eraldo Fizin: Xhuanën e dhunova një herë, para se të vetëvritej

Burg për Eraldo Fizin: Xhuanën e dhunova…

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares që i dha fund jetës në mars. Gjatë seancës, Fizi ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj saj vetëm në një rast, një ditë para ngjarjes, duke mohuar dhunën sistematike; sipas dëshmisë së tij, konfliktet mes tyre lidhen me xhelozinë dhe ata po tentonin të pajtoheshin.

Fizi u arrestua pas më shumë se gjashtë muajsh në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes. Ai u vetëdorëzua më 30 shtator në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas bashkëpunimit të autoriteteve me familjarët dhe avokatin e tij. Sipas hetimeve, ai ishte kthyer nga jashtë më 9 mars dhe kishte shkuar në banesën e Xhuanës, me të cilën dyshohet se pati një përplasje, ndërsa 25-vjeçarja u vetëvra mëngjesin e 10 marsit.

Prindërit e Xhuana Nikollit kanë kallëzuar Fizin, duke pretenduar se dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar prej tij e shtyu vajzën drejt vetëvrasjes. Gjatë ekzaminimit të trupit u konstatuan shenja të rënda dhune në kokë, fytyrë dhe njërin krah, ndërsa në letrën që la pas, sipas burimeve, Xhuana kërkonte që personat që i kishin bërë keq të mos e lëndonin më dhe u kërkonte ndjesë prindërve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit