Burgim i përjetshëm, jo dënim me vdekje për sulmuesin e shkollës në Parkland

Burgim i përjetshëm, jo dënim me vdekje…

Gjyqtarët kanë vendosur që sulmuesi 24-vjeçar i shkollës Parkland të mos dënohet me vdekje, por të kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave.

Në rast se ai do të dënohej me vdekje, të 12 anëtarët e trupës gjykuese duhet të kishin votuar njëzëri për secilën pikë, raporton BBC.

Ky vendim shënon një goditje për prokurorët, të cilët kishin kërkuar të provonin se krimi ishte “i paramenduar” dhe plotësonte përkufizimin e shtetit për “faktorët rëndues” që kërkonin dënimin me vdekje.

Por familjarët e viktimave, vendimin e burgimit të përjetshëm të sulmuesit, nuk e kanë pritur mirë. ky rezultat i ka zhgënjyer.

Cruz u deklarua fajtor për të 17 akuzat e vrasjes vitin e kaluar.

17 njerëz u vranë  dhe 17 të tjerë u plagosën gjatë sulmit të 14 shkurtit 2018 në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit