Burgjet e mbipopulluar, a do kalojë nesër amnistia penale në Kuvend?

Burgjet e mbipopulluar, a do kalojë nesër…

Ditën e nesërme 22 shkurt 2024 në Kuvend pritet të kalojë vendimi për bërjen e amnistisë penale, për lirimin e disa të burgosurve. Që vendimi të miratohet duhet shumicë e cilësuar votash (84 vota), por socialistët  nuk i plotësojnë të gjitha e për këtë do të duhet që dhe përfaqësuesit e opozitës të jenë dakord me këtë vendim.

Por deri më tani shpresat për miratimin e amnistisë penale janë të pakta, pasi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka deklaruar votën e tij kundër, duke pretenduar se nuk do të bëhet patericë e zyrtarëve të korruptuar që janë kapur nga SPAK.

PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti kriminal e korruptiv që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Kjo është përpjekja më skandaloze në 33 vite për të nxjerrë nga përgjegjësia penale zyrtarët e korruptuar’, tha Basha.

Pas kësaj deklarate, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur në konferencë nga gazetarët se ku do t’i gjejnë votat për miratimin e këtij vendimi? Manja ka thënë se amnistia është një veprim humanitar dhe se shpreson në reflektimin e opozitës.

“Do të më vinte keq nëse vota e deputetëve të kuvendit do të kondicionet nga axhenda të vogla politike. Pres reflektim! Nuk ka amnisti për ndjekjet penale që sot është në duart e SPAK dhe të GJKKO-së”, tha Manja.

Kujtojmë këtu se sitemi i burgjeve në Shqipëri është i mbipopulluar, dhe kjo amnisti penale do të ndikonte në uljen e numrit të të burgosurve. Pjesa më e madhe e personave që mbahen në institucionet e vuajtjes së dënimit nuk kanë një vendim të formës së prerë, por mbahen të izoluar në dhomat e paraburgimit në proces hetimi.

Një javë më parë Admir Abrija me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve dha dorëheqjen nga ky funksion, dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë propozim për këtë post i cili po qëndron bosh!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit