“Burime nga vetë kryeministri….Rrezikohet stabiliteti shoqëror”, Buxhuku tregon shkaqet dhe pasojat e virusit në ekonomi: Nuk është pandemi as epidemi, ja si mund të mbijetojmë

“Burime nga vetë kryeministri….Rrezikohet stabiliteti shoqëror”, Buxhuku…

Kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku ka folur me skype për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” që transmetohet në Fax News  ku ka analizuar me detaje situatën në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare, shkaqet dhe pasojat pse vendi ndodhet në kushtet më të këqija dhe të disfavorshme të mundur që sipas tij mund të çojnë edhe në cënimin e stabilitetit shoqëror.

Në fillim të bisedës me moderatorin Rezear Xhaxhiu, Buxhuku tregoi edhe disa informacione brenda qeverisë dhe nga  vetë kryeministri Rama.

“Realiteti është që sipas të gjitha të dhënave që vijnë nga burime brenda qeverisë dhe vetë kryeministrit, shifrat që përllogariten nga ekonomia formale sot të humbjeve lloggariten në 1 miliardë e 200 milionë dollar të paktën. E keni dëgjuar dhe jeni dëshmitar shprehjen e Ramës që deklraroi se në dyjavëshin e dytë të marsit, buxheti i shtetit kishte 100 milion euro të ardhura më pak. Duke qenë se niveli i të ardhurave është deri në 25% të ardhurave bruto në PPB i bie që 100 mln euro më pak për dy javë i bie që të ishte në 400 mln euro PPB minus, për katër javë të Prillit. Me një rregull të thjeshtë i bie të ishin 800 mln euro të tjera minus, ndërsa shtuar dhe 400 mln euro të dy javëve të marsit shkon në 1.2 miliard euro minus.

Ky 40% i kësaj shifre e çon shifrën e përgjithshme tek 2 miliardshi ekonomi formale dhe jo formale, të prodhimit të përgjithshëm bruto. Kjo bën të kalojmë nga statusi i profetit tek statusi i një analize të thjeshtë. Një 2 miliard dollarësh më pak për një ekonomi të një vendi që gjithë PPB e ka tek 15 mld në vit, do të thotë se me qindra mijëra shqiptarë dhe familje sot dhe nesër do të kenë më pak para në xhepat e tyre, bizneset do të kenë më pak punë, qeveria do të ketë më pak para”, tha Buxhuku për Fax News.

Xhaxhiu: Shumë ekonomistë thonë se biznesi i mesëm dhe i madh do të mbështeten me skema mbështetëse sovrane dhe kredi të buta, pyetja është se ku do të gjenden gjithë këto para?

Buuxhuku: Realiteti është ky që thamë, problemi është se çfarë duhet bërë. E para duhet të kuptojmë se shteti ynë është i varfër, dhe për këtë janë përgjegjës politikat që e kanë sjellë vendin në një situatë ekonomike aq të dobët. Për ta provuar këtë sejll shembullin kur jepen për 3 muaj 400 mijë lekë të vjetra, por a mund të jetojë një familje me 100 euro në muaj? Pse kemi ardhur në këtë gjendje është problemi? Ne kishim këtë mundësi po pse Kosova që kishte gjysmën e buxhetit të Shqipërisë, dha 180 mln euro? Pse Maqedonia e Veriut dha 300 mln euro? Nuk po diskutojmë as për Italinë dhe Gjermaninë. Pse duhet të jemi 3 herë më të varfër dhe të pafuqishëm nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova?

Kjo është pasoja shkatërrimtare e politikave ekonomike ndër vite. Problemi është se çfarë duhet bërë. E para duke qenë një shtet kaq i dobët, kërkesa numër një që Konfindustria ka bërë që me marrjen e masave të para, kemi kërkuar të jemi të kujdesshëm dhe profesional sepse çdo masë shtrënguese ka efekt ekonomik dhe financiar. Kjo punë është si veza pulën dhe krijon pafundësisht faturën financiare. Ky është keqmenaxhimi drastik që i është bërë nga qeveria kësaj krize. Duke kaluar nga zero masa në më shumë masa shtrënguese se çdo shtet i Europës që është goditur edhe 100 herë më shumë se ne, ti krijon edhe një faturë të madhe.  400 milin do të ishin më pak humbje nëse do të veprohej më me përgjegjshmëri. Jo vetëm mbyllu në shtëpi dhe laj duart.

Xhaxhiu: Ju keni thënë se nuk kemi të bëjmë me pandemi apo epidemi por me një grip të zakonshëm. Si e analizoni këtë se duke qenë një gripi stinor, qeveria u detyrua të marrë masa shtrënguese ekstreme?

Buxhuku: Ju e vini në dyshim se Shqipëria ka kaluar një epidemi apo pandemi? Ne morëm masa të jashtëzakonshme dhe masa më të ashpra se shumë vende shumë më të prekura. Po vendet e rajonit që kanë masa shumë më të lehta si Bullgaria që kanë shumë më pak humbje njerëzore, Greqi po ashtu, Kroacia. Logjika është se këto masa të jashtëzakonshme nuk kanë prodhuar rezultat më të mirë shëndetësor. Ne nuk mund të bëjmë edhe shkencëtarin shëndetësor për origjinën e virusit, ne marrim pasojat.

Ish-vendet komuniste nuk kaluan në epidemi, pandemi jo e jo, as tangent nuk ishin. A janë bërë ndonjëherë vlerësimet nga instituciobnet shëndetësore shqiptare, sa janë vdékshmëritë nga gripet stinore? A ka një studim apo analizë për këtë? Kjo nuk është shpikja jonë se kanë thënë gjithmonë shqiptarët dhe gjyshërit tanë’ kujdes nga gripi se na shton rrezikun për jetën tonë’.

Në Itali, në fillim të virusit, nga rreth 10 mijë të infektuar, vetëm dy nuk kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Dje doli nga një studim se mosha mesatare e vdékshmërisë ishte 82-vjeç. Masat duhet të ishin proporcionale. Ti kalove direkt në pa nikun që karakterizon shtetet me institucione jo funksionale, nga masa zero në super-shtrënguese që nuk e ndihmojnë faturën shëndetësore, dhe e tregojnë vendet me masa shumë më të lehta, dhe ke prodhuar një faturë gjigande për ekonominë.

Xhaxhiu: Thuhet se 70% e bizneseve nuk kanë marrë ndihmë nga qeveria ndërsa pjesa tjetër ka marrë sa për një fushatë zbori?

Buxhuku: Mendoj se edhe shpërndarja ka krijuar problematika. Thelbësor është fakti pse ishim kaq të pafuqishëm? Pse dhamë ndihmë aq të vogël? Kush mban përgjegjësi? Çdo orë që kalon për lëvizjen e qytetarëve është faturë që rritet dhe nuk qëndron në vend. Të vetmen gjë që mund të bënte ky shtet në një situatë të tillë, është të kalojë në normalitet. Nuk jemi në pandemi as në epidemi. Dy janë faktorët që mbahen këto masa, ose jemi të paaftë, ose ka segmente që janë të interesuar që të vijojë kjo gjendje ala rmai dhe fríka që natyrisht të pompohen me miliona euro segmente të shëndetësisë me tendera fiktiv, anonim dhe korruptiv.

Xhaxhiu: Kur mendoni se do t’i ndjejmë deri në palcë efektet që po kalojmë deri tani, kur shqiptarët do ta ndjejnë mungesën e parave në xhep?

Buxhuku: Ju mendoni se nuk janë ndjerë tani? Palca çfarë është? Ti mendon se me 100 euro do të kalosh muajin, e kuptoni ser ku ka arritur situata. Këtu diskutohet është se sa biznese kanë falimentuar dhe sa do të arrijë shkalla e papunësisë. Ideja është që ne jemi ne kushtet të cilat praktikisht ekonomia shqiptare është dorëzuar me duar përpjetë. Ne ishim të dobët edhe para tërmetit, dhe këto ishin dy përvojat që na treguan se ku ishim. Unë mendoj se siç duket, edhe kombet janë si njerëzit, nuk mësojnë nga fitoret por nga humbjet. Ky sistem që kishte dhënë shpirt prej kohësh i duhej një spastrim i tillë për të kuptuar se ky sistem i shkatërruar nuk i duhej më. Ne mundet që nga lëvizjet e tregjeve normale që pas epidemisë do të ndryshojnë rrënjësisht në botë, do mund të përfitojmë. Në afatshkurtër do të vuajmë, por nëse ruajmë stabilitetin shoqëror, sepse rrezikohet stabiliteti shoqëror, ne mund të përfitojmë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit