Burime për JOQ: Një 28-vjeçare vdiq gjatë lindjes në spital

Burime për JOQ: Një 28-vjeçare vdiq gjatë…

Që sistemi shëndetësor në Shqipëri shfaq probleme sa i përket shërbimit ndaj pacientëve, tashmë kjo gjë dihet thuajse nga të gjithë. Janë të shumta denoncimet e qytetarëve që vërtetojnë një pretendim të tillë. Vetëm pak muaj më parë një pacient humbi jetën pasi u sorollat në spitalet e kryeqytetit pa marrë asnjë shërbim; një tjetri nuk pranuan t’i shërbenin se ishte i palarë; një grua nga Vlora mësoi pas 70 ditësh që i ati kishte ndërruar jetë, ndonëse ajo vazhdonte t’i dërgonte ushqim në spital dhe nuk ishte informuar në lidhje me gjendjen e tij. Janë këto vetëm disa shembuj, të cilët ilustrojnë situatën që është krijuar në spitalet tona dhe në sistemin shëndetësor në përgjithësi.

Së fundmi një ngjarje e rëndë raportohet të këtë ndodhur ditën e djeshme në Maternitetin e Fierit. Një qytetare ka shkruar në redaksinë tonë se një 28-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë lindjes si pasojë e pakujdesisë së mjekëve. Por sipas denoncimit të qytetares, kjo ngjarje nuk është bërë publike dhe nuk është raportuar nga asnjë media. Ajo shprehet më tej se jetojnë në një lagje dhe se janë fqinj me familjen e të ndjerës. E ndjera quhet E.M.

Mesazhi i qytetares:

Prsh joq,nje vajze 28 vjecare nderroi jete dije ne maternitetin e fierit gjate lindjes nga pakujdesia e mjekeve ,dhe as nje media nuk e raportuan ngjarjen e rende. Anonim !! E.M. Jemi ne 1 lagje. Kam fqinj familjen e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit