Burrat denoncojnë gratë në Pogradec: Na dhunojnë

Burrat denoncojnë gratë në Pogradec: Na dhunojnë

Dhuna në familje është një fenomen shqetësues i shoqërisë sonë, ku rastet e denoncuara në Polici janë të shumta çdo ditë.

Por siç jemi mësuar janë bashkëshortet ato që denoncojnë burrat e tyre se i keqtrajtojnë, madje ndonjëherë i dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht. Por në këtë rast është e kundërta, pasi statistikat tregojnë për një shtim të denoncimeve nga burrat që keqtrajtohen prej bashkëshorteve të tyre.

Përgjatë vitit 2022-2023 në qytetin e Pogradecit janë pajisur me urdhër mbrojtje 7 burra, teksa denoncimet kanë qenë më të shumta në numër se kaq. Ata duket se kanë lënë mënjanë krenarinë e burrërisë, duke denoncuar bashkëshortet e tyre pasi i kanë dhunuar. Shkaqet e dhunës kryesisht janë problemet në familje, të cilat shpesh lindin nga pamundësia ekonomike për të përballuar shpenzimet.

Pavarësisht se janë pajisur me urdhër mbrojtje, për burrat nuk ka një zyrë këshillimi ku mund të marrin shërbimin e psikologut edhe nëse mundësia ekziston.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit