Burrat e lusnin për takime, gruaja ka një kusht: U kërkova ese me 500 fjalë, njëri solli një PowerPoint

Burrat e lusnin për takime, gruaja ka…

Një grua angleze zgjodhi një mënyrë të veçantë për të shmangur humbjen e kohës me burrat të cilët i kërkonin vazhdimisht takime për njohje. Lauren Kempton, 36 vjeç, nga Portsmouth, e lodhur nga mesazhet e shumta në rrjetet sociale dhe kërkesat e vazhdueshme virtuale për njohje vendosi një kusht për të interesuarti. Nëse burrat donin ta takonin, atëherë duhet të shkruanin një ese me 500 fjalë.

E gjitha nisi si një shaka për të shmangur ngacmimet e shumta por u befasua nga ajo që pa. Burrat nisën t’i shkruanin një ese rreth vetës së tyre apo dëshirës për njohje, teksa njëri prej kandidatëve bëri një hap edhe më tej duke bërë një prezantim në PowerPoint. Me gjithë mundimet e bëra, 36-vjeçarja mbeti sërish beqare duke mos pranuar njohje të reja.

Kam pasur disa takime të tmerrshme, por kryesisht janë të mërzitshme, të njëjtat biseda të vjetra. Njerëzit mund të mendojnë se kërkesa për një ese ishte e mbushur me mua, por ishte vërtet pak argëtuese, nuk prisja që dikush të bënte kaq shumë përpjekje. Të kërkosh një ese është padyshim është një mënyrë e mirë për të hequr qafe atë që nuk dëshiron.” – tha Lauren Kempton.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit