Burrat në qytet i dhunojnë më shumë gratë, pre e dhunës kryesisht moshat e reja

Burrat në qytet i dhunojnë më shumë…

Në Gjykatën e Tiranës përgjatë vitit 2022 janë paraqitur rreth 351 raste të dhunës në familje. Viktimat më të shpeshta të dhunës mbeten ende gratë. Nga 351 raste të dhunës, 279 janë regjistruar te gjinia femërore. Në 50% të rasteve dhuna është krijuar nga parterët e tyre intimë, teksa nuk mungojnë as rastet e dhunës nga fëmijët, të afërmit dhe persona të tjerë pa lidhje me njëri-tjetrin.

Më të dhunshëm ndaj grave janë qytetarët. Rastet e dhunës në zonën urbane zënë 80% të totalit të denoncimeve të mbërritura në Gjykatën e Tiranës. Shqetësues është fakti se pre e dhunës janë kryesisht moshat e reja, çiftet me pak vite martesë. Shumica e rasteve i përkasin grupmoshës 26-35 vjeç, pasuar nga grupmosha 36-45 vjeç.

Ndërkohë gjatë vitit 2022, janë dhunuar edhe 72 burra. Kryesisht rastet e dhunës janë nga koonfliktet mes së njejtës gjini, nga familjarët por nuk mungon edhe dhuna nga gratë e tyre. Nga të dhënat e Gjykatës së Tiranës bie në sy gjithashtu se gratë me arsim bazë përbëjnë dhe numrin më të madh të viktimave të dhunës në familje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit