Burrat shqiptarë paguhen më shumë, por gratë janë më të shkolluara

Burrat shqiptarë paguhen më shumë, por gratë…

Diferenca dhe diskriminimi mes grave dhe burrave në Shqipëri paraqitet ende në nivele të larta. Edhe pse janë bërë përparime në barazinë gjinore, sërish ka diferenca të mëdha, sidomos kur bëhet krahasimi për “pushtetin” ekonomik.

Në një raport të publikuar nga INSTAT zbulohet se në Shqipëri meshkujt vazhdojnë të paguhen më shumë se femrat.

Por, vazhdojmë të kemi më pak gra pronare në biznes në raport me burrat 3. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, 24.1% e ndërmarrjeve në vitin 2021 kishin pronare ose administratore femër, me një rënie prej 1.4 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm.

Në vend, numri më i madh i sipërmarrëseve dhe administratoreve femra është në Tiranë, me 32.2% të totalit dhe më i ulëti në Berat, me 15.5%.

Gjithashtu, edhe pse shpesh nuk pranohet meshkujt paguhen më shumë, por femrat janë më të shkolluara. Sipas INSTAT, në vitin 2021, rreth 19.5% e femrave mbi 25 vjeç në vend e kishin mbaruar arsimin e lartë, përkundrejt 16.9% të meshkujve. Vitet e fundit, rritja e peshës së vajzave që zgjedhin të ndjekin universitetin është më e lartë sesa ajo e meshkujve.

Numri i të diplomuarve në arsimin e lartë në vitin akademik 2020-2021 ishte afërsisht 33 mijë studentë ndër të cilët vajzat përbënin 66,1 %. Përqindja që zënë të diplomuarat vajza në krahasim me një vit më parë është rritur me 0,8 pikë përqindje.

30.2% e të diplomuarave femra ishin në “biznes administrim dhe ligje”, përkundrejt 29.7% te meshkujt.  Sipas këtyre të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka ende shumë probleme sa i përket barazisë gjinore. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit