Burrë dhe grua hyjnë të grabisin me anti-djersë një argjendari në Shkodër, bëjnë sherr me pronarin

Burrë dhe grua hyjnë të grabisin me…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Dy persona të maskuar kanë tentuar të vjedhin një argjendari në këtë qytet. Pasi kanë grabitur biznesin, autorët janë konfliktuar fizikisht me pronarin e argjendarisë. Autorët Arben Hoxhaj dhe Anisa Hoxhaj. burrë dhe grua dhe kanë tentuar të grabisin një argjendari me anti-djersë.

Policia

Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit