Burrë e grua që vdiqën tragjikisht, ish-dhëndri i mori jetën

Burrë e grua që vdiqën tragjikisht, ish-dhëndri…

Një ngjarje e rëndë tronditi dje fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku një konflikt i nisur nga marrëdhënia e tensionuar e ish-partnerëve është shndërruar në një tragjedi të dyfishtë.

Autori, Nertil Buzi (i njohur edhe si Refit Buzi), dyshohet se ka ndërmarrë sulmin pas konflikteve me ish-partneren e tij, Rozalindën. Ngjarja ka nisur kur ai ka marrë peng vajzën e çiftit, situatë e cila më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit ndaj prindërve të saj.

Arben Plaka ndërroi jetë në banesë gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, pasi u qëllua për vdekje nga autori. Burbuqe (Lela) Plaka, bashkëshortja e Arbenit mbeti e plagosur rëndë nga e shtënat. Pavarësisht përpjekjeve intensive të stafit mjekësor dhe betejës për më shumë se 12 orë në spital, ajo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Pas ngjarjes, forcat speciale RENEA u mobilizuan përreth fshatit për të neutralizuar 35-vjeçarin Nertil Buzi dhe për të liruar pengun. Pas negociatave të vazhdueshme, policia arriti të lironte Rozalindën shëndoshë e mirë gjatë orëve të pasdites.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të gjata të grupeve negociatore për ta bindur që të dorëzohej, autori ka shfaqur gjendje të rënduar psikologjike, duke qarë dhe kërcënuar vazhdimisht se do t’i jepte fund jetës. Rreth orës 16:30, pas dështimit të tentativave për ta bindur, Buzi vrau veten me armë zjarri.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit