Burrel | 19-vjeçarja dhunohet nga burri dhe vjehrri i saj

Burrel | 19-vjeçarja dhunohet nga burri dhe…

Në Burrel është regjistruar një ngjarje, teksa babë e bir janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar nusen 19-vjeccare. Mësohet se personat në fjalë janë arrestuar, ndërsa janë identifikuar si Driland Ziba dhe Bestar Ziba. E reja ka marrë dëmtime në trup pas dhunës së ushtruar, teksa baba e bir janë tashmë në prangat e policisë.

NJOFTIMI:

Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit