Burrel| 27-vjeçarja “monstër” shfrytëzonte motrën për prostitucion, arrestohet

Burrel| 27-vjeçarja “monstër” shfrytëzonte motrën për prostitucion,…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burrel ku një 27-vjeçare dyshohet se ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

 Shtetasja me iniciale H. C., 27 vjeçe, bashkë me shtetasin me iniciale U. C kanë shfrytëzuar të miturën. Gjykata e Matit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të renë, ndaj së cilës rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijojnë më tej hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua shtetasja H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetasja ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit