Burri akuzohet, pasi goditi me copa pice në fytyrë një grua

Burri akuzohet, pasi goditi me copa pice…

Një burrë nga Florida u arrestua, pasi dyshohet se goditi një grua në fytyrë me një fetë pica gjatë një debati të ashpër. Ortelio Lazaro Alfonso dyshohet se ka kryer sulmin e gjatë një debati në familje.

Viktima e akuzoi Alfonson, 39 vjeç, se e kishte goditur me fetë në anën e majtë të fytyrës gjatë një grindjeje. Salca e picës u spërkat mbi këmishën e viktimës, në jakë dhe pjesën e pasme të këmishës, tha zyra e sherifit.

Ajo gjithashtu kishte copa pice në flokët e saj dhe pranë veshit dhe salcë u gjet gjithashtu në mure dhe tavanin e kuzhinës. I pandehuri zgjodhi që të mos e godiste fizikisht viktimën me duar, por vetëm me pica. Ai u akuzua për shunë e më pas u lirua nga paraburgimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit