Burri bashkohet në kërkimin e të zhdukurit… zbulon se i humburi ishte vetë ai!

Burri bashkohet në kërkimin e të zhdukurit……

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Inegöl, në provincën Bursa të Turqisë. 50-vjeçari Beyhan Mutlu kishte pirë me miqtë e tij një mbrëmje dhe ishte futur në pyll, duke mos kthyer në shtëpi.

E shoqja dhe miqtë, të shqetësuar, lajmëruan policinë për zhdukjen e tij.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nisën të kërkonin në pyll, ndërkohë që Mutlu, i painformuar për alarmin, iu bashkua grupit të kërkimeve.

Kur ekipi filloi të thërriste emrin e tij, ai u përgjigj i pashqetësuar: “Jam këtu!”. Pas konstatimit, policia e mori në pyetje për të siguruar që ishte mirë, dhe ngjarja përfundoi me humor.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit