Burri dhe djali i vranë të birin, nëna kujton fjalët e fundit të 26-vjeçarit

Burri dhe djali i vranë të birin,…

Ngjarja tronditëse që ndodhi natën e Krishlindjeve në familjen shqiptare në Kretë ka terrorizuar njerëzit. Sherri që nisi për një laptop, përfundoi me vrasjen e 26-vjeçarit nga i ati dhe vëllai. Nëna e 26-vjeçarit që u ekzekutua mes lotëve dhe dhimbjes rrëfeu ngjarjen e rëndë.

E pashë të shtrirë në rrugë dhe ai po më thoshte “Mami, mos qaj, jam mirë”, rrëfeu nëna e 26-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori.

Nëna e 26 vjeçarit tha se fillimisht atmosfera në shtëpi ishte shume e qetë dhe festive për shkak të Krishtlindjeve duke shtuar se në shtëpinë e tyre kishte shkuar edhe e dashura e djalit tjetër, 24-vjeçar. Sipas asaj, babai i kërkoi 26-vjeçarit që t’i jepte vëllait laptopin për të zgjedhur muzikën që ai donte të dëgjonte, por i riu kishte reaguar keq dhe kishin përfunduar në përplasje fizikë. I riu kishte ikur nga banesa dhe babai e i vëllai ishin ata që e ndoqën.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 24-vjeçari dyshohet se ishte ai që neutralizoi duke e mbajtur dhe babai e qëlloi me thikë disa herë. I riu, 24 vjeç, në një gjendje shumë të keqe psikologjike mohon kategorikisht se ka marrë pjesë në krim. Ndërsa babai gjithashtu mohoi përfshirjen e tij.

Sipas avokatit mbrojtës, të dy u përpoqën që t’i merrnin thikën, pasi 26-vjeçari ishte nën ndikimin e substancave narkotike. Megjithatë fjala e tyre nuk u mor parasysh nga trupa gjykuese, për të dy u caktua në paraburgim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit