Burri e dhunonte, gruaja tenton t’i japë fund jetës. Vetëhelmohet me pesticide dhe...

Burri e dhunonte, gruaja tenton t’i japë…

Një 34-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës në Poliçan.

Nënë e dy fëmijëve, ajo ka tentuar të vetëhelmohet me pesticide.

34-vjeçarja me inicialet F.I, e ka ndërmarrë këtë veprim ekstrem prej dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti.

Gruaja një vit më parë ka qenë me urdhër mbrojtje nga gjykata, por pastaj është ribashkuar me të shoqin.

Kohët e fundit, grindjet mes tyre kanë qenë të shpeshta, madje edhe në sy të fëmijëve të vegjël.

Sot, gruaja është gjetur në dysheme, e shtrirë pa ndjenja, dhe fqinjët kanë njoftuar policinë.

Menjëherë është transportuar drejt Spitalit të Beratit, por gjendja e rënduar ka bërë që mjekët ta drejtojnë me urgjencë drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kombinat të Poliçanit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit