Burri e dogji me benzinë, Melisa: Kam frikë për fëmijët

Burri e dogji me benzinë, Melisa: Kam…

“Jam shumë keq”, kështu e nis rëfimin e saj 31-vjeçarja nga Korça Melisa Trëndafili, e cila disa ditë më parë u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili.

Gjatë një interviste që dha për ‘Top Channel’, ajo tregon me detaje marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin, dhe se si ndodhi ngjarja atë ditë.

Pasi bashkëshorti i ka vënë zjarrin, ajo është munduar që ta shuajë me duar dhe për pasojë ka marrë djegie të shumta në disa pjesë të trupit. Pas kësaj ngjarje, Melisa thotë se vuan nga ankthi dhe ka shumë frikë për fëmijët.

Jam shumë keq. Po kthehesha nga puna, më gjeti tek rrugica e shtëpisë, ndaloi dhe nuk e pash që kishte benzinë. E kishte futur shishen tek xhepi. E nxori dhe më hodhi çakmakun, ishte fqinja ajo që fiku me ujë zjarrin. Ai erdhi dy ditë më parë, takoi fëmijët, u ulëm në një park lojërash, ishte i qetë. I thash për fëmijët duhet të kemi komunikim. Ditën e dytë nuk folëm më, të tretën pastaj erdhi e bëri.

Po presim të shikojmë si janë plagët. Di vetëm që do të rri gjatë në spital. Plagët i kam tek duart më shumë sepse jam munduar ta fik zjarrin me duar, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur ankthi. Nuk fle dot, trembem. Më del imazhi i tij para syve, kam frikë edhe për fëmijët. Kam 10 vite që njihem me të. Ai e ka ndërruar emrin, E ka pasur Bledar Trëndafili dhe tani e ka Elton Trëndafili edhe vjet në nëntor unë po sëmuresha shumë shpesh sepse jetonim në Tiranë, kishim punë tonën.

Sëmuresha prej stresit, i flisja për mirë, që shiko se kemi familje, ai nuk po bënte asnjë ndryshim dhe unë u sëmura më shumë dhe aty vendosa të shoh fëmijët dhe veten time. Familjarët e tij kam kontaktuar sepse kam marrëdhënie të mira. Ata më mbështesin, kanë bërë çmos që ai të ndryshonte por nuk e bëri. Gjatë sezonit punonte në Sarandë. Kemi ndërruar shumë shtëpi. Unë nuk kam asgjë. Kur kisha punën këtu në Tiranë, që ma hapën njerëzit e burrit, ai ma shkatërroi. Më ka ndihmuar tashmë familja ime, që nga nëntori. Punoj ku të mundem. Ai më ka lënë shumë keq me sigurimet”, thotë Melisa nga spitali.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit