Burri e qëlloi 31 herë me thikë, kjo është 28-vjeçarja që humbi jetën në Fier

Burri e qëlloi 31 herë me thikë,…

“Shekulli’’ ka siguruar foton e 28-vjeçares Irvana Medinaj, e cila u masakrua nga bashkëshorti i saj një natë më parë në fshatin “Sheq i Madh” në Fier.

Burimet bëjnë me dije se bashkëshorti i saj, Demokrat Medinaj, e ka qëlluar 31 herë me thikë të ndjerën Irvana Medinaj.

E reja nuk i ka mbizotëruar dot plagëve të thella dhe ka humbur jetën në spitalin rajonal të qytetit.

Demokrat Medinaj, ndodhet ende në arrati, ndërsa policia është në kërkim të tij.

Bazuar raportimeve të deritanishme, mësohet se ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes.

Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në toke me plagë dhe të pa jetë.

Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kane njoftuar policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin prerës me të cilin 29 vjeçari kishte goditur gruan. Thika është lënë ne vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori është larguar fill pas saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në fshatin “Sheq i Madh” në Fier, ku Demokrat Medinaj goditi me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj, e cila humbi jetën, duke lënë pas edhe 2 fëmijë të mitur.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit