Burri fle me mumjen 800-vjeçare dhe e quan atë të dashurën e tij!

Burri fle me mumjen 800-vjeçare dhe e…

Një histori e pazakontë, me një burrë që mbante për të dashur një mumje që mendohet të jetë 600-800 vjeçare, është publikuar në Ladbible.

Julio Cesar Bermejo, 26 vjeç, u pikas nga policët, pasi u pa duke pirë alkool në një vend arkeologjik të quajtur Mantaro viewpoint, në Puno, Peru. Teksa po pinte, Bermejo u pa me një çantë termus të kuqe pranë, por në vend të ushqimeve, çanta përmbante mbetje të mumifikuara. 

Trupi u gjet i mbështjellë me fashë dhe i vendosur në pozicionin e fetusit. Historia tashmë tepër e çuditshme mori një kthesë edhe më të pabesueshme, kur Bermejo u tha autoriteteve se me mumjen ai ndan edhe shtratin pasi është në një marrëdhënie me të. 

Bermejo raportohet të ketë thënë: “Në shtëpi, ajo është në dhomën time, Juanita fle me mua. Unë kujdesem për të. Është sikur, nëse do të më falni për shprehjen, sikur të ishte e dashura ime shpirtërore.

Bermejo tha se babai i tij ia kishte dhënë këtë mumje dhe se ajo kishte qenë në familjen e tij për më shumë se 30 vjet. Ai pretendoi se familja kishte synuar ta dhuronte atë në një muze, por kur planet dështuan, ajo përfundoi duke qëndruar me ta.

Edhe pse Bermejo e kishte quajtur mumjen ‘Juanita’, ekspertët kanë thënë se trupi i përkiste një mashkulli të rritur.

Mumja besohet se është e një burri që ishte të paktën 45 vjeç, me një punëtor që konfirmoi: “Nuk është një Juanita, është një Juan”.

Ministria e Kulturës e Perusë tha se mumja ishte ‘me sa duket nga zona lindore e Puno’, një rajon në Andet peruane’ dhe tha se ishte sekuestruar nga zyrtarët ‘me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së kësaj trashëgimie’.

Të martën (28 shkurt), një zyrtar qeveritar i tha AFP se Bermejo do të qëndronte në paraburgim ndërsa policët do të shqyrtonin rastin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit